Sporti

Jose Mourinho konfirmon se merkato e Real Madridit është mbyllur!

08/25/2026 12:29
nga:L J

Duke folur për tregun e transferimeve, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, konfirmoi se nuk do të ketë nënshkrime të reja për Los Blancos.

“Për mua, skuadra është e mbyllur. Merkato është ende e hapur, kështu që kurrë nuk mund të thuash kurrë, mund të ketë një mundësi, një lojtar kërkon të largohet, një ofertë shumë e mirë për ta refuzuar, por do të isha shumë i lumtur ta mbaja skuadrën ashtu siç është,” tha Mourinho.

“Problemi më i madh është kur nuk keni lojtarë për të zëvendësuar një dëmtim ose pezullim. Unë e kam pasur atë në vitet e fundit. Por jo këtu, nuk do ta kem atë problem.

“Nuk dua t’u tregoj rivalëve të mi ndonjë problem tjetër”, shtoi Mourinho.

/GazetaBlic Sport