Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke theksuar se në burg nuk janë vetëm individët, por, është vetë UÇK-ja dhe historia e luftës për çlirimin e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Çitaku ka përmendur veçmas Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke thënë se ata në Hagë përfaqësojnë jo vetëm partitë e tyre, por edhe rolin që kanë pasur në UÇK.
Ajo ka deklaruar se më 16 shtator nuk do të vendoset vetëm për fatin personal të katër të akuzuarve, por edhe për mënyrën se si do të kuptohet dhe kujtohet historia e luftës së Kosovës nga brezat e ardhshëm.
“Përtej partive e dallimeve tona, është Kosova”, ka shkruar Çitaku.


