Klubi i Hajdukut mposhti Osijekun me rezultatin 4:0 në Poljud në raundin e katërt të SuperSport HNL.
Ekipi i Splitit arriti një fitore bindëse me golat e Etnik Brrutit, Marko Livajas, Bamba dhe Simun Hrgovic.
Brutti, i cili shënoi golin e tij të parë, komentoi ndeshjen.
“Ishte një ndeshje shumë e mirë, e shijuam. 4:0 nuk është një rezultat i keq, do të vazhdojmë përpara. Po përshtatem shumë mirë. Jam shumë i lumtur me golin e parë, është një ndjenjë e mrekullueshme të shënosh një gol në Poljud”, tha ai në deklaratën e tij pas ndeshjes.
Kujt ia dedikon golin? Familjes sime që më ka mbështetur që nga fillimi.
Ndeshja më e rëndësishme e sezonit po afron? Mendoj se do të kalojmë tutje. Po japim gjithçka nga vetja. Ky klub e meriton.
A mund të luash edhe më mirë? Po, mund të luaj më mirë. Nëse jap më të mirën time në fushë, do të jem edhe më i mirë.
A keni një idhull? “Nuk kam ndonjë idhull. Kushdo që është në një nivel të lartë është një frymëzim”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


