Lajme

E vërteta është vdekja e juaj politike

08/21/2026 18:04
nga:Faton Abdullahu

Shkruan: Faton Abdullahu

Propaganda është arma e juaj më e fortë, nuk është as e vërteta, as drejtësia, as praktika e ndryshimeve për të mirë

• Juve Kurti dhe juve të VV-së ju ka shkuar për dore me paraqit me propagandë veriun si sukses, ndërkohë keni pranu AUTONOMINË.

• Me propagandë jeni për krijimin e institucioneve, po në të vërtetë keni frikë nga krijimi i tyre, sepse ju pret zbatimi i kësaj autonomie.

• Me propagandë ju ka shkuar për dore, edhe pse e shkelni Kushtetutën, me shit se me këtë shkelje po e mbroni Kuvendin, ndërkohë po e mbroni klanin e juaj në pushtet dhe për pushtet.

• Me propagandë e para publike i keni ble votat dhe e keni bind veten se jeni fitues 100%

• Me propagandë e para publike e keni eklipsu dhe mshef me sukses një tragjedi që po rrjedhë ma shumë se kurrë – migrimi i madh, sidomos i të rinjëve.

• Me propagandë e paranojë i keni ‘dënuar’ ata në Hagë qe sa vite, para aktvendimit final, sepse ua keni frikën kthimit të tyre.

• 16 shtatorit dhe të vërtetës historike nuk keni çka i bëni as me propagandën e juve.

• E vërteta është vdekja e juaj politike.