Sporti

Zyrtare: Jetmir Topalli rikthehet tek Ballkani

08/21/2026 16:30
nga:Mergim Rreci

Jetmir Topalli rikthehet te FC Ballkani.

Sulmuesi ka nënshkruar me klubin nga Suhareka, duke u rikthyer pas gjashtë vitesh të kaluara në karrierën ndërkombëtare.

Topalli rikthehet te Ballkani me përvojë të madhe të fituar gjatë viteve të fundit jashtë vendit, ndërsa tani do të nisë një kapitull të ri me fanellën portokalli e të zezë.

Ky rikthim pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Ballkanit, e cila fiton një sulmues që e njeh mirë klubin dhe ambientin.

/GazetaBlic Sport/