Sporti

‘Bernabeu’, stadiumi i vetëm në La Liga ku gjyqtarët nuk do të japin intervista para dhe pas ndeshjeve

08/20/2026 22:33
nga:Mergim Rreci

La Liga ka sjellë një risi të rëndësishme këtë sezon.

Gjyqtarët kanë nisur të japin deklarata për transmetuesit televizivë, ndërsa nga java e 10-të do të mund të intervistohen edhe para dhe menjëherë pas ndeshjeve.

Pas takimeve, arbitrat mund të pyeten edhe për raste të diskutueshme që kanë ndodhur gjatë lojës.

Kjo praktikë do të aplikohet në 41 nga 42 stadiumet e futbollit profesionist spanjoll. Përjashtim bën Santiago Bernabeu, për shkak të kufizimeve të Real Madridit ndaj transmetimeve televizive.

Risia është pjesë e një serie ndryshimesh që synojnë të rrisin transparencën në futbollin spanjoll.

/GazetaBlic Sport/