Dinamo ia doli të siguronte “play-off” e UEFA Conference League, pas fitores me shifrat 4-0 përballë Auda. Ndërsa së fundmi një video është bërë publike nga “Top Channel”, pikërisht pas arritjes historike.
Në pamjet e publikuara shihet presidenti i klubit dinamovit, Adrian Bardhi, i cili futet në dhomat e zhveshjes. Bardhi, i cili duket i kapluar nga lumturia shqyen çantën e parave, gjatë festës me lojtarët.
Kujtojmë se në fazën “play-off”, Dinamo e Ilir Dajës do të përballet me Pafos. Ndërsa është përfolur një premio prej 500 mijë eurosh, në rast se skuadra ia del të kualifikohet në Ligën e Konferencës.



