Sporti

Milani refuzon ofertën nga Anglia për Ruben Loftus-Cheek

08/18/2026 12:29
nga:Mergim Rreci

Milani ka refuzuar një ofertë prej 10 milionë eurosh nga Coventry City për Ruben Loftus-Cheek.

Sipas raportimit të Tuttosport, klubi anglez, i drejtuar nga Frank Lampard, kishte bërë një përpjekje konkrete për të rikthyer mesfushorin në Premier League.

Lampard e njeh mirë Loftus-Cheek, pasi e ka drejtuar atë gjatë kohës së tyre te Chelsea dhe dëshironte ta ribashkonte me 30-vjeçarin te Coventry.

Megjithatë, trajneri i ri i Milanit, Rúben Amorim, ka dhënë dritën jeshile për qëndrimin e anglezit. Tekniku portugez e konsideron Loftus-Cheek një lojtar të rëndësishëm për projektin e tij, veçanërisht për shkak të versatilitetit dhe aftësisë për të luajtur në disa role.

Loftus-Cheek, i cili iu bashkua Milanit nga Chelsea në vitin 2023 për rreth 19 milionë euro, tashmë po shihet si një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Amorimit për sezonin 2026/27.

/GazetaBlic Sport/