Sporti

Milan arrin marrëveshje për Diego Moreiran

08/17/2026 15:30
nga:Genita C

AC Milan ka arritur marrëveshje për transferimin e Diego Moreiras nga RC Strasbourg, në një lëvizje që pritet të finalizohet së shpejti.

Sipas Fabrizio Romanos, palët kanë arritur një marrëveshje verbale, ndërsa dokumentacioni për transferimin tashmë është duke u përgatitur.

Operacioni do t’i kushtojë Milanit rreth 50 milionë euro, me bonuse shtesë dhe një klauzolë për përqindje nga një shitje e ardhshme.

Moreira kishte oferta edhe nga klube të tjera në Gjermani dhe Angli, por 21-vjeçari kishte bërë të qartë se dëshironte vetëm transferimin te AC Milan.