Sporti

Kategoria Superiore në Shqipëri fillon më 21 gusht

08/14/2026 23:55
nga:Mergim Rreci

Kategoria Superiore do të nisë më 21 gusht me ndeshjen Vllaznia – Skënderbeu. Kjo përballje do të nisë në orën 21:00, një nga oraret e reja që do të aplikohen nga Federata Shqiptare e Futbollit nga ky sezon.

Takimet e tjera të javës së parë do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

Sektori i garave ka përcaktuar kalendarin për 5 javët e para.

Sezoni i ri do të jetë me 3 faza në kampionatin e rregullt. Në atë të katërt, 6 ekipet e renditura më lart do të luajnë për titullin e kupat e Europës, ndërsa pjesa tjetër për mbijetesën.