Sporti

Edicioni i ri i Superligës së Kosovës fillon sot

08/14/2026 10:53
nga:Mergim Rreci

Emocionet e elitës së futbollit kosovar rikthehen sot me ndeshjen e parë të këtij sezoni mes Feronikelit ’74 dhe Gjilanit, një sfidë që pritet të sjellë rivalitet dhe emocione që në startin e kampionatit.

Sezoni i ri pritet të sjellë rivalitet të madh në Superligën e Kosovës, me skuadrat që do të synojnë ta nisin edicionin me rezultate pozitive.

Xhiroja e parë sjell derbin e madh mes Prishtinës dhe Ballkanit, që do të zhvillohet të dielën në mbrëmje.

Të shtunën janë në program edhe dy përballje të tjera, ku Drenica do të përballet me Dukagjinin, ndërsa Vushtrria me Malishevën.

Xhiroja e parë do të mbyllet të dielën, me duelin mes Dritës dhe Llapit, si dhe derbin Prishtina-Ballkani, dy ndeshje që pritet të jenë ndër më interesantet e kësaj jave të parë.

Orari i xhiros së parë

E premte, 14 gusht 2026

16:30 – Feronikeli ’74 – Gjilani

E shtunë, 15 gusht 2026

16:30 – Drenica – Dukagjini
16:30 – Vushtrria – Malisheva

E diel, 16 gusht 2026

16:30 – Drita – Llapi
19:00 – Prishtina – Ballkani