Sporti

Drita – Tre Fiori, formacionet zyrtare

08/13/2026 18:46
nga:Mergim Rreci

Drita rikthehet sonte në aksion në arenën evropiane, teksa në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballet me Tre Fiorin, në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Kampionia e Kosovës e pret këtë sfidë me një avantazh të madh, pasi në ndeshjen e parë të zhvilluar në San Marino triumfoi me rezultat bindës 4:1. Ky rezultat i jep skuadrës së Gjilanit një pozicion shumë të favorshëm për të siguruar kalimin në “play-off”.

Ndeshja Drita – Tre Fiori zhvillohet sonte, e enjte, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00, kurse këto janë formacionet zyrtare:

/GazetaBlic Sport/