Është arrestuar i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, raporton Gazeta Blic.
Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Po personi i dyshuar është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Ndaj tij do të merren veprimet procedurale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka deklaruar Ahmeti për Gazeta Blic.
Kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt, aktivizohet Prokuroria


