Lajme

“Deklarata monstruoze kundër Haradinajt”, Gjini: Produkt i një propagandë mbi dhjetëvjeçare, Prokuroria të reagojë urgjentisht

08/12/2026 17:48
nga:L J

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka reaguar lidhur me deklaratat e mërgimtarit të bëra sot gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Gjini tha se deklartat e sotme monstruoze kundër Ramush Haradinajt është thjesht manifestimi i asaj që u mboll, u ushqye dhe u ujit me vite të tëra si narrativë antikombëtare.

Tutje, Gjini deklaroi se thirrjet vëllavrasëse në shtëpinë e ligjit nuk janë të rastësishme, ato janë produkti i një platforme mbi dhjetëvjeçare propaganduese, raporton Gazeta Blic.

Kreu i Aleancës gjithashtu ka kërkuar ndërhyrje urgjente të Prokurorisë.

“Ramush Haradinajn mund ta shihni vetëm nga larg, sepse atë e mbron historia, populli dhe ai vetveten, duke qenë më i zoti se cilido prej jush. Njerëzit e këtillë dhe nxitësit e tyre do të përfundojnë shumë shpejt në plehun e harresës”, u shpreh Gjini.