Lajme

Përplasje mes Golës dhe Rrahmanit, akuza e ofendime në Kuvend: Ti je rrenc, mashtrues

08/12/2026 13:10
nga:L J

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, dhe deputeti Eman Rrahmani janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës.

Rrahmani i është drejtuar Golës me fjalët “Ti je rrenacak, mashtrues”.

Ndërsa Gola i është kundërpërgjigjur me një deklaratë ofenduese, duke thënë: “Më shumë ki qime se neurone në tru. S’du me u bo objekt i memeve me njerëz të padishëm.”

Pas debatit, Ardian Gola është larguar nga salla e Kuvendit.