Lajme

Musliu i drejtohet Nagavcit: Nuk mundesh me manipulu opinionin, me punën tënde si ministre i ke shkatërru qytetarët

08/12/2026 12:47
nga:L J

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është përplasur verbalisht me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, gjatë tensioneve në Kuvendin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Musliu, duke iu drejtuar Nagavcit, ka thënë se nuk mund të manipulohet opinioni me deklarata.

“Po bërtas edhe mirë, nuk mundesh me manipulu opinionin. Ti nuk je për qytetarë, me punën tënde si ministre i ke shkatërru qytetarët”, i ka thënë Musliu Nagavcit.

Përplasja ka ndodhur në mesin e tensioneve të krijuara në Kuvend, ku deputetët e PDK-së po kërkojnë thirrjen e seancës.