Profesori i së drejtës kushtetuese Arsim Bajrami përmes një shkrimi të gjatë në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka dhënë sqarime kushtetuese mbi krizën aktuale poliitke dhe bllokimin e kosntituimit të institucioneve të vendit.
Ai, ka shkruar se Kushtetuta nuk mund të interpretohet sipas logjikës së studios televizive, sipas kalkulimeve politike të ditës apo sipas interesave të momentit.
Sipas tij, konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk është një akt që mund të shtyhet sipas vullnetit politik të subjekteve parlamentare.
“Konstituimi i Kuvendit është një detyrim kushtetues.Neni 66.1 i Kushtetutës përcakton se seanca konstituive e Kuvendit duhet të mbahet brenda tridhjetë ditësh nga shpallja zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve.Kjo dispozitë ka një logjikë të qartë kushtetuese: pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe shpalljes zyrtare të rezultateve, duhet të fillojë pa vonesë procesi i krijimit dhe funksionalizimit të institucioneve të reja.Në hartimin e kësaj dispozite, qëllimi ka qenë që afati prej tridhjetë ditësh të funksionojë si një kufi kushtetues që garanton kalimin brenda një kohe të arsyeshme nga procesi zgjedhor në funksionalizimin e Kuvendit, e jo si një periudhë të cilën subjektet politike mund ta shfrytëzojnë për ta zvarritur procesin pa kufizim.Kushtetuta është hartuar për të garantuar vazhdimësinë institucionale të shtetit dhe për të parandaluar krijimin e vakumit politik e institucional.Prandaj, konstituimi i Kuvendit nuk është çështje e vullnetit politik të një partie ose e një grupi parlamentar. Është detyrim që buron drejtpërdrejt nga Kushtetuta.Vullneti politik është i domosdoshëm për realizimin e këtij detyrimi, por nuk mund të përdoret si arsye për ta mohuar vetë detyrimin kushtetues”, ka shkruar ai.


