Lajme

Ramadani: Mos e bllokoni shtetin, çdo ditë vonesë po e dëmton xhepin e qytetarëve

08/11/2026 11:02
nga:L J

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me bllokadën politike dhe moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Ramadani ka thënë se, derisa deputetët e pushtetit refuzojnë të propozojnë dhe të zgjedhin kryetarin e Kuvendit, çmimi i naftës ka shkuar në gati 1.70 euro.

Sipas tij, çdo ditë vonesë po e dëmton drejtpërdrejt buxhetin e familjeve kosovare.