Lajme

Shtrenjtohet nafta për 1 cent, MINT publikon çmimet e derivateve për sot

08/11/2026 09:01
nga:L J

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për 11 gusht 2026.

Sipas vendimit të MINT-it, nafta (dizeli) do të shitet me çmim maksimal prej 1.64 euro për litër, duke shënuar rritje prej 1 centi krahasuar me një ditë më parë, kur çmimi maksimal ishte 1.63 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.44 euro për litër, ndërsa gasi 0.60 euro për litër, njëjtë sikurse më 10 gusht.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për datën 11 gusht.

Pra, sot qytetarët do të paguajnë 1 cent më shumë për një litër naftë, ndërsa çmimet e benzinës dhe gasit mbeten të pandryshuara.