Lajme

Parashikimi i motit për nesër

08/08/2026 22:21
nga:Y I

E diel (09.08.2026)

Moti do të mbetet kryesisht me diell dhe me temperatura të larta.

Pasdite, në zona të izoluara pritet zhvillim i vranësirave, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra.

Në zonat e prekura nga reshjet pritet ulje e përkohshme e temperaturës.

Temperaturat minimale: 13–18°C

Temperaturat maksimale: 29–34°C

Era: Nga verilindja, e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 1–6 m/s, ndërsa gjatë stuhive mund të ketë hovë të përkohshme më të fuqishme.