Lajme

Qumështorja Vita publikon analizat e AUV: Qumështi Vita është 100% qumësht, pa pluhur e pa vaj palme

08/07/2026 21:04
nga:Y I

Qumështorja VITA ka publikuar analizat e AUV-it lidhur me qumështin e kësaj kompanie.

Në postimin e saj në Facebook, qumështorja VITA thotë se sipas analizave në fjalë, del që qumështi VITA është i pastër ‘’ me 100% qumësht’’.

“Pas 36 ditësh, Qumështorja Vita i merr zyrtarisht rezultatet e analizave nga AUV’i. Sipas këtyre analizave del që qumështi Vita është i pastër me 100% qumësht. Nuk ka as pluhur, e as vaj palme (vajra bimore)” thuhet në postimin e VITA’s.