Politologu për politikën e Evropës Juglindore, Jasmin Mujanoviq, ka reaguar pas zbulimit të dy varrezave të reja masive nga lufta në Kosovë, ku dyshohet se janë gjetur mbetje mortore të viktimave shqiptare të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Përmes një reagimi në platformën X, Mujanoviq ka thënë se ky zbulim tregon se pasojat e fushatave të dhunshme të Beogradit gjatë viteve ’90 në rajon vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura.
Zbulimi i dy varrezave të reja masive nga Lufta e Kosovës, që përmbajnë rreth dy duzina viktima shqiptare të regjimit të Millosheviqit, është një kujtesë se sa të afërta në kohë dhe sa të patrajtuara mbeten pasojat rajonale të fushatës vrasëse të Beogradit në vitet ’90”, ka shkruar Mujanoviq.


