Sporti

U nda papritmas me Dritën, trajneri Ramadani ndanë një mesazh publik

08/01/2026 13:46
nga:Y I

Zekirija Ramadani ka ndarë një mesazh për të gjithë tifozët e Dritës pas largimit të papritur.

Trajneri ka thënë se do mbetet tifoz i skuadrës edhe në të ardhmen.

“Faleminderit shumë për respektin që ma keni dhënë. Besoj se jua kam kthyer me shumë pasion, punë dhe suksese. InshAllah, sukseset e klubit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Unë do të jem gjithmonë një tifoz më shumë i Dritës”, shtoi Ramadani.