Lajme

Nesër kufizime në autoudhët e Kosovës për kamionët mbi 20 tonë

07/31/2026 18:45
nga:L J

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të zbatohen kufizime të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Sipas njoftimit, masa do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi sipas parashikimeve zyrtare temperaturat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.