Trajneri i ri i Lazios, Gennaro Gattuso, ishte protagonist i një incidenti të tensionuar gjatë seancës stërvitore të së enjtes, pasi urdhëroi mesfushorin holandez Kenneth Taylor të largohej nga fusha pas një debati të ashpër mes tyre.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, gjithçka nisi pasi Taylor u ankua për një ndërhyrje të një bashkëlojtari gjatë ushtrimeve taktike. Gattuso e konsideroi situatën si pjesë normale të lojës dhe i kërkoi futbollistit të vazhdonte stërvitjen pa u ankuar.
Megjithatë, reagimi verbal i Taylorit ndaj trajnerit bëri që situata të përshkallëzohej. Pas shkëmbimit të fjalëve, Gattuso e urdhëroi mesfushorin të largohej menjëherë nga fusha dhe të kthehej në zhveshtore.
Taylor u largua pa krijuar incidente të tjera, ndërsa stërvitja vazhdoi normalisht. Raportimet bëjnë të ditur se pritet një bisedë mes trajnerit dhe lojtarit për të sqaruar situatën, me synimin që incidenti të mbyllet pa pasoja të mëtejshme.
/GazetaBlic Sport/


