Sporti

Fulham ofron 60 milionë euro për Gonzalo Garcian, por Real Madridi ka një tjetër plan

07/29/2026 19:56
nga:Mergim Rreci

Fulham ka shfaqur interes serioz për transferimin e talentit të Real Madridit, Gonzalo Garcia, duke qenë i gatshëm të paguajë plot 60 milionë euro për kartonin e sulmuesit.

Megjithatë, drejtuesit e klubit madrilen nuk janë të prirur ta humbin plotësisht kontrollin mbi të ardhmen e lojtarit. Sipas raportimeve, “Los Blancos” preferojnë të shesin vetëm 50 për qind të të drejtave të Garcías, pjesë që e vlerësojnë me 30 milionë euro.

Kjo formulë do t’i mundësonte Real Madridit të përfitonte financiarisht nga transferimi, por njëkohësisht të ruante mundësinë për ta rikthyer ose përfituar nga një shitje e ardhshme e sulmuesit, i cili konsiderohet një nga talentet më premtues të klubit.

/GazetaBlic Sport/