Pas fitores së madhe 2:0 në ndeshjen e parë, Malisheva është nisur sot nga Tirana drejt Edinburgut, ku e pret përballja e kthimit ndaj Hibernianit në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Conference League.
Skuadra kosovare ka qëndruar gjatë ditës së djeshme në kryeqytetin shqiptar, ku zhvilloi edhe seancën stërvitore në stadiumin “Selman Stërmasi”, përpara udhëtimit drejt Skocisë.
Me avantazhin prej dy golash nga takimi i parë, Malisheva udhëton me besim në Edinburg, me synimin për të mbrojtur epërsinë dhe për të siguruar kualifikimin në raundin e ardhshëm.
Ndeshja luhet nesër nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


