Josko Gvardiol ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare, një marrëveshje që do ta zgjasë qëndrimin e tij në Manchester City deri në verën e vitit 2031.
Që nga transferimi në Etihad nga RB Leipzig në verën e vitit 2023, kroati është vendosur si një nga mbrojtësit më të mirë të futbollit evropian.
Deri më sot, Gvardiol ka bërë 122 paraqitje për klubin, duke shënuar 13 gola.
Gjatë kësaj kohe, ai e ka ndihmuar Cityn të fitojë gjashtë trofe të mëdhenj që përfshin Premier League, FA, Kupën e Ligës, Kupën e Botës për Klube, Superkupën UEFA dhe Community Shield.
/GazetaBlic Sport/


