Trajneri i ri i kombëtares së Francës, Zinedine Zidane, ka dhënë mesazhin e tij të parë pas prezantimit zyrtar, duke falënderuar paraardhësin Didier Deschamps dhe duke premtuar se do të japë maksimumin për “Les Bleus”.
“Po e përgëzoj Deschamps për punën që ka bërë. Kjo është mundësia ime për t’i thënë bravo. Tani hapet një kapitull i ri, por me të njëjtin objektiv: të fitojmë”, deklaroi Zidane.
Legjenda franceze u shpreh gjithashtu se është plot entuziazëm për sfidën e re.
“President, do të vendos gjithë energjinë time në shërbim të kësaj skuadre. Mezi pres të jem aty”, përfundoi trajneri i ri i Francës.
/GazetaBlic Sport


