Neymar bëri një rikthim të denjë në ndeshjet e Santos, duke shënuar dy herë në barazimin 2-2 me Chapecoense në një ndeshje të raundit të 20-të të Brasileirao.
Ylli brazilian e kaloi ekipin e tij në avantazh në minutën e 36-të me një gol të bukur.
Chapecoense i përmbysi gjërat në pjesën e dytë me një gol nga Marcinho dhe një autogol nga Joao Ananias, përkatësisht në minutat e 51-të dhe 62-të. Në minutën e 89-të, Neymar i solli Santos një pikë, duke qenë i saktë nga pika e bardhë.
/GazetaBlic Sport


