I dyshuari në lidhje me vrasjen tragjike që ndodhi sot në Bjeshkët e Strellcit në Deçan është arrestuar.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.
Rugova u shpreh se dyshohet për një vrasje aksidentale mes familjarëve.
“Personi i cili dyshohet se ka kryer vrasjen është arrestuar” deklaroi Rugova për “Gazeta Blic”.
Policia konfirmon vrasjen në Strellc të Deçanit- Dyshohet se është aksidentale mes familjarëve!
Tragjike: Djali dyshohet se e vrau aksidentalisht babanë në Deçan


