Lajme

Policia konfirmon vrasjen në Strellc të Deçanit- Dyshohet se është aksidentale mes familjarëve!

07/23/2026 15:24
nga:Y I

Nga Policia e Pejës kanë konfirmuar vrasjen e një personi në ‘Bjeshkën e Strellcit’.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për “Gazeta Blic” se vrasja deri tani dyshohet se është aksidentale mes familjarëve.

Personi i cili dyshohet se ka kryer vrasjen është arrestuar

“Sot me datën 23.07.2026 rreth orës 13 e 43, Policia ka pranuar informacion se në Bjeshkën e Strellci, në obrrin e një stani është një person i vrarë. Deri tani dyshohet se është vrasje aksidentale mes familjarëve. Policia  deri më tani ka sekuestruar një armë zjarri dhe personi i cili dyshohet se ka kryer vrasjen është arrestuar. Kjo është informata fillestare” deklaruan nga Policia për “Gazeta Blic”.

Tragjike: Djali dyshohet se e vrau aksidentalisht babanë në Deçan