Lajme

Gjermani: Dy kosovarë përfundojnë në procedurë penale për qëndrim të paligjshëm

07/23/2026 13:44
nga:Genita C

Dy shtetas të Kosovës, të moshës 22 dhe 32 vjeç, janë ndaluar nga Policia Kufitare gjermane pranë Aeroportit të Memmingerbergut, pasi u konstatua se po qëndronin në mënyrë të paligjshme në Gjermani, transmeton albinfo.

Sipas autoriteteve gjermane, gjatë një kontrolli të kryer në rrugën hyrëse drejt aeroportit, policia verifikoi dokumentet e identifikimit të dy personave dhe zbuloi se ata nuk posedonin dokumentacionin e nevojshëm për qëndrim të ligjshëm në territorin gjerman.

Pas përfundimit të verifikimeve, ndaj dy shtetasve të Kosovës është iniciuar procedim penal për shkelje të Ligjit gjerman për Qëndrimin e të Huajve.

Autoritetet kanë bërë të ditur se, krahas procedurave penale, po shqyrtohen edhe masat e mëtejshme administrative, përfshirë mundësinë e largimit të tyre nga Gjermania.