Ardian Gjini, ka deklaruar se e mbështet nismën e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për rregullimin ligjor të përdorimit të parasë publike dhe respektimit të vendimeve kushtetuese, raporton GazetaBlic.
Gjini ka thënë se ndarja e mjeteve publike pak para zgjedhjeve nuk duhet të konsiderohet politikë sociale, por sipas tij, mund të shndërrohet në manipulim elektoral.
Ai ka kërkuar që keqpërdorimi i parasë publike për qëllime elektorale dhe shkelja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të kenë përgjegjësi ligjore.
“Unë do ta nënshkruaj”, ka deklaruar ai.


