Mesfushori uruguaian, Fede Valverde, ka shprehur entuziazmin e tij për fillimin e bashkëpunimit me trajnerin Jose Mourinho, duke theksuar se synon të përfitojë maksimalisht nga çdo moment nën drejtimin e teknikut portugez.
“Jam i lumtur të mësoj nga Jose Mourinho, i gatshëm të provoj dhe të dëgjoj çdo këshillë që ai do të më japë”, ka deklaruar Valverde.
“Do të përpiqem të përfitoj sa më shumë nga çdo sekondë, çdo minutë stërvitjeje që do të ndaj me të dhe stafin e tij, duke nisur nga sot.”
Në fund, Valverde e vlerësoi lart personalitetin e trajnerit portugez, duke theksuar se synon të rritet jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri.
“Do të mundohem të mësoj, të rritem si futbollist dhe si person. Mendoj se ai është një njeri shumë i veçantë, nga i cili kam shumë për të mësuar”, përfundoi uruguaiani.
/GazetaBlic Sport


