Sporti

Sergio Busquets mund të rikthehet te Barcelona, këtë herë si trajner

07/22/2026 15:09
nga:Mergim Rreci

Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Sergio Busquets, mund të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij duke u rikthyer në klubin katalanas.

Sipas raportimeve, Busquets dëshiron të fillojë rrugëtimin si trajner dhe është në bisedime me Barcelonën për t’iu bashkuar Barça Atletic, ekipit rezervë të klubit, në rolin e ndihmëstrajnerit, transmeton GazetaBlic Sport.

Nëse marrëveshja finalizohet, 37-vjeçari do të rikthehet në ambientin ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist, kësaj radhe me synimin për të zhvilluar talentet e rinj dhe për të hedhur hapat e parë në botën e trajningut.

/GazetaBlic Sport/