Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka marrë një lajm të dhimbshëm pas ndarjes nga jeta të motrës së tij, Caterina Montella.
Federata Turke e Futbollit (TFF) konfirmoi se Caterina ndërroi jetë në spital, ku po merrte trajtim pas një aksidenti të rëndë. Në mesazhin e saj, federata shprehu ngushëllimet për familjen Montella dhe theksoi dhimbjen e madhe të kësaj humbjeje.
Caterina Montella ishte motra e madhe e trajnerit italian, ndërsa detaje të tjera për jetën e saj private apo moshën nuk janë bërë publike. Ceremonia mortore do të mbahet në Kishën e Shën Nikollës në Castello di Cisterna, Napoli, Itali.
/GazetaBlic Sport/


