Sporti

Ibrahimovic ‘sulmon’ lojtarin argjentinas: ‘Do ta kisha goditur me kokë po të isha në fushë’

07/21/2026 17:20
nga:L J

Ish-lojtari, tani analisti aktual i Fox Sports, Zlatan Ibrahimovic, kritikoi mesfushorin argjentinas Leandro Paredes për përleshjen pas finales së Kupës së Botës.

Ibra e kritikoi ashpër sjelljen e lojtarit dhe zbuloi se do ta kishte goditur me kokë nëse do të kishte qenë në fushë.

“Paredes mund të jetë mirënjohës që nuk kishte një lojtar si unë në fushë. Nëse do të kisha qenë atje, do ta kisha goditur me kokë dhe do të më kishin përjashtuar”, tha ish-lojtari suedez për Fox Sports.

Ibra, nga ana tjetër, kritikoi ashpër edhe qëndrimin pasiv të lojtarëve spanjollë. Sipas tij, shokët e tij të ekipit duhet të mbrojnë Gavin dhe Eric Garcían.

“Nuk e di çfarë po bënin lojtarët spanjollë. Ata thjesht shikonin ndërsa një lojtar sulmonte një shok skuadre”, komentoi ai.

/GazetaBlic Sport