Sporti

“Ai do të prezantohet nesër”, Shefi i Barcelonës, Laporta, konfirmon transferimin e Adeyemit

07/21/2026 13:42
nga:L J

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se prezantimi i Karim Adeyemi do të bëhet nesër.

Pas kthimit në Barcelonë, pasi pa finalen e Kupës së Botës në New York, Laporta foli për zyrtarizim e sulmuesit të Borussia Dortmund: “Ai do të prezantohet nesër”.

Sulmuesi gjerman përfundoi vizitat mjekësore javën e kaluar përpara transferimit të tij te Barca në një marrëveshje me vlerë 22 milionë euro plus 9 milionë euro në bonuse. Ai do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2031.

/GazetaBlic Sport/