Lajme

Aksidenti tragjik ku humbën jetën tre persona, Haxhiu: Udhëtimi i tyre drejt shtëpisë u ndërpre vetëm pak kilometra larg Kosovës

07/20/2026 10:23
nga:Genita C

U.d. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aksidentit tragjik pranë Bllacës, ku humbën jetën tre qytetarë nga Vushtrria: Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani, raporton GazetaBlic.

Ajo tha se e ka pikëlluar thellë lajmi për humbjen e tyre, duke theksuar se udhëtimi i tyre drejt shtëpisë u ndërpre vetëm pak kilometra larg Kosovës.

Reagimi i plotë:

Më pikëlloi thellë lajmi për humbjen tragjike të jetës së tre qytetarëve tanë nga Vushtrria, Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, në aksidentin pranë Bllacës.

Udhëtimi i tyre drejt shtëpisë u ndërpre vetëm pak kilometra larg Kosovës, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjet dhe të gjithë ata që i njohën.
Në këto çaste të rënda, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Tërnava dhe Shabani, të afërmve dhe miqve të tyre. Jemi pranë jush dhe ndajmë dhimbjen tuaj.

U prehshin në paqe.