Legjenda braziliane Ronaldinho ka shprehur vlerësimin e tij për paraqitjet e Argjentinës para finales së Kupës së Botës 2026 kundër Spanjës.
Në një intervistë për Ge Globo, ai theksoi se e admiron përkushtimin dhe shpirtin luftarak që karakterizon ekipin argjentinas.
“Ky është futbolli që më pëlqen të shikoj. Argjentina ka qenë gjithmonë një skuadër me zemër dhe mentalitet fitues”, u shpreh Ronaldinho.
Ish-ylli i Barcelonës veçoi edhe Lionel Messin, duke e cilësuar si lojtarin që mund të bëjë diferencën në çdo moment, por nënvizoi se suksesi i Argjentinës vjen edhe nga bashkimi dhe përulësia e gjithë skuadrës.
Ronaldinho dhe Messi ndanë dhomën e zhveshjes te Barcelona për katër sezone, ku fituan disa trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve, duke krijuar një miqësi që vazhdon edhe sot.
/GazetaBlic Sport/


