Ka disa ditë që një person po duket se e ka shndërruar një pjesë poshtë urës së autostradës që kalon mbi rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë-Kosovë në vendstrehim.
Kjo situatë ka nisur t’i shqetësojë qytetarët.
Një lexues i Klankosova ka dërguar pamje të këtij personi i cili është parë me një kontejner mbeturinash të mbushur me orendi shtëpiake duke e lëvizur të njëjtin nëpër rrugën magjistrale mes dy qyteteve.
Sipas pamjeve, shihet se me këtë veprim, ai e ka penguar qarkullimin e trafikut.
Redaksia ka kontaktuar me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale të Prishtinës, por drejtoresha Adelinë Sahiti tha se nuk është në dijeni të këtij rasti.


