Lajme

Haziri: Periudha post-Rugoviste, veç një gjë e ka konfirmu, pa LDK-në nuk ka as zgjidhje e as zgjedhje!

07/18/2026 11:28
nga:Y I

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, përmes një reagimi në Facebook ka folur për situatën aktuale në LDK pas kërkesave për dorëheqjen e kryetarit Abdixhiku.

Haziri tha se i kupton aktivistat e militantët që ‘vuajnë me zemër e me bindje dhe e duan LDK-në me qenë e para’ dhe se pa dalë e para asnjë kryetar nuk e lënë rehat duke ia kërku dorëheqjen.

“Ama nuk i kuptoj ata që në fillim na lartësonin deri në qiell dhe më pas shkuan aq larg sa shkruan nekrologji për LDK-në. Mos u lodhni shumë, se LDK i takon anëtarësisë e jo funksionarëve. LDK din e mundet me u përball me agjendën e Republikës, duke përballu kërkesat e saj me debat të brendshëm, marrëveshje politike apo demokraci të brendshme” shkruan Haziri raporton “Gazeta Blic”.

Por sipas Hazirit, periudha post-independente dhe post-Rugoviste veç një gjë e ka konfirmu, që pa LDK-në nuk ka as zgjidhje e as zgjedhje.

“Periudha post-independente dhe post-Rugoviste, veç një gjë e ka konfirmu: që pa LDK-në nuk ka as zgjidhje e as zgjedhje.Stabiliteti e normalizimi i Republikës kalon përmes zyrave të LDK-së! Ia kemi borxh anëtarësisë dhe të ardhmes së Republikës.Koha më ka dhënë të drejtë që rikthimi i madh i LDK-së ndodh nga lart-poshtë, me marrëveshje të madhe politike, pa e dëmtu demokracinë e brendshme. LDK ishte parti ringritëse në një kohë të pakohë, sepse kur krejt ishin rrëzu e dorëzu, LDK nisi ringritjen tonë, si shoqni e organizume” përfundon shkrimin Haziri.

Shkrimi i plotë: