Lajme

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

07/16/2026 19:06
nga:L J

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.

Edhe pse jemi në kohën kur pritet fluks i madh në pikat kufitare për shkak të ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje, aktualisht situata vazhdojnë të jetë e qetë.

Sipas përditësimit të fundit, pika me pritet pak me të gjatë rezulton ajo të Dheu i Bardhë. Pritjet në hyrje dhe dalje në këtë pikë po zgjasin rreth 20 minuta, ndërsa kolona është rreth 250 metra.

Në pikat e tjera kufitare, hyrjet dhe daljet nuk po zgjasin me shumë se 5 minuta.

Përditësimi i fundit është bërë në ora 18:33.