Një person është plagosur sonte në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë Enis Pllana, i cili tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për plagosje në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare një person ka mbetur i lënduar, që dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.
Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka thënë Pllana për Gazeta Blic.
Një i plagosur në Fushë Kosovë, nipi dyshohet se qëlloi xhaxhain


