Lajme

Prokuroria: Thaçi u intervistua në cilësinë e të pandehurit për shpronësimet në Shipitullë

07/15/2026 12:08
nga:Genita C

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se kryetari i Obliqit, Halil Thaçi është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi” për shpronësimet në fshatin Shipitullë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Arbnora Luta.

“Mund të konfirmojmë se H.Th., është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të procedurave hetimore që kjo prokurori është duke i zhvilluar në një rast që ka të bëjë me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi’”, tha ajo.

Thaçi pas intevisitimit tha se aty ka qenë në cilësinë e dëshmitarit.

Ai tha se nuk shantazhohet dhe se këtë e quajti temë “nga rivalët politikë”.