Lajme

Sekondat e frikës në Bangkok, momenti kur njerëzit largohen nga lokali i përfshirë nga zjarri

07/13/2026 13:36
nga:Gazeta Blic

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë në gjendje kritike, pasi një zjarr përfshiu një lokal në një zonë të frekuentuar të Bangkokut.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë disa persona duke dalë nga objekti, ndërsa flakët e mëdha përhapen nga hyrja e lokalit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Hetimet paraprake nga Departamenti i Parandalimit dhe Zbutjes së Fatkeqësive në Bangkok sugjerojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik në një kondicioner, megjithëse shkaku zyrtar ende nuk është konfirmuar.

Shih pamjet këtu: PAMJE