Lajme

Brenda 24 orëve, Policia e Kosovës shqipton 1,921 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve

07/12/2026 12:20
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1921 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 29 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 9 persona, ndërkaq 4 të tjerë janë dërguar në mbajtje.