Lajme

Aksident në rrugën e Kombit

07/11/2026 15:42
nga:Y I

Një aksident trafiku ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një veturë ka dalë jashtë rrugës.

Nga pamjet e siguruara nga Klankosova, automjeti shihet se ka devijuar nga korsia e lëvizjes, duke përfunduar jashtë rrugës.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa nuk ka informacione zyrtare nëse nga ngjarja ka persona të lënduar.