Pas dy ditësh shkëmbimi zjarri, tensionet në Lindjen e Mesme duket se janë ulur. Forcat e armatosura të Iranit vazhduan sulme ndaj infrastrukturës ushtarake amerikane në shtetet e Gjirit deri të enjten vonë, në përgjigje të raundit të fundit të goditjeve të SHBA-së në provincat bregdetare jugore dhe lindore të vendit.
Garda Revolucionare tha se shënjestroi sistemet amerikane Patriot në Kuvajt, një vend paralajmërues në Katar dhe një depo karburanti të Ushtrisë Amerikane në Bahrein.
Mediat iraniane raportuan më vonë edhe shpërthime të shumta në të gjithë Iranin jugor, përfshirë Bushehrin, ku ndodhet një nga centralet bërthamore të vendit, por zyrtarë amerikanë thanë për media se nuk kishte sulme të mëtejshme në orët e fundit.
Sipas mediave, Uashingtoni po lë hapësirë që diplomacia të funksionojë, ndërsa ushtria qëndron në gatishmëri për çdo skenar, pavarësisht deklaratës së Trump se marrëveshja kishte marrë fund. Sa i takon ngushticës kritike të Hormuzit, ushtria amerikane ka hedhur poshtë pretendimet e Iranit për bllokimin e saj.
Sulmet e fundit ndodhën teksa Irani i dha lamtumirën udhëheqësit të vrarë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një vend të shenjtë në Mashhad, duke i dhënë fund një jave me procesione dhe tubime mortore.
/Tv Klan/


